Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit, por qëllimi i kësaj përgjigjeje ende nuk është përcaktuar, tha një zyrtar izraelit për CNN të dielën.
Zyrtari tha se Izraeli duhet të përcaktojë ende nëse do të përpiqet të “thyejë çdo gjë” apo të bëjë diçka më të matur.
Opsionet pritet të diskutohen në detaje gjatë takimit të kabinetit të luftës të Izraelit të dielën, shtoi zyrtari.
Irani lëshoi dhjetëra raketa nga territori i tij drejt Izraelit të shtunën vonë. Ushtria izraelite tha se “99%” e më shumë se 300 predhave të lëshuara nga Irani u kapën nga Izraeli.
Ministria e Jashtme e Iranit tha se sulmi ishte në hakmarrje ndaj një sulmi vdekjeprurës izraelit në konsullatën iraniane në Damask, Siri, në fillim të këtij muaji.
Presidenti amerikan Joe Biden e bëri të qartë se SHBA nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion sulmues kundër Iranit, sipas një zyrtari të lartë të administratës.
Udhëheqësit e huaj në Lindjen e Mesme dhe më gjerë kanë shprehur shqetësimin për sulmin brenda natës të Iranit dhe kanë bërëthirrje për ulje të tensionit. Disa e dënuan hapur Teheranin, ndërsa të tjerë kërkuan një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.