Ministri i Jashtëm libanez ka folur pas shkëmbimeve të zjarrit midis Hezbollahut dhe Izraelit.
Skynews e ka pyetur për vendosmërinë e Izraelit për t’u hakmarrë kundër Iranit, Abdallah Bou Habib thotë se Libani është i shqetësuar.
“Çdo lloj hakmarrjeje do të përfundojë me një luftë më të madhe”, thotë ai dhe shtoi se “Prandaj Libani, Siria dhe Jordania mund të jenë në telashe”.
Habib shpreson për një armëpushim midis Hezbollahut dhe Izraelit, thotë ai.
Deri më 7 tetor, nuk kishte “asgjë në kufi”, thotë ai, duke thënë se shpresonte të kthehej në një kufi të qëndrueshëm.
Më shumë se 5000 shtëpi janë shkatërruar në Liban nga sulmet izraelite, thotë ministri.
Ndryshe, Libani përkrah idenë e zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez duke u krijuar shteti i Palestinës.