Ali Ahmeti e theu rregullin “fitues me fitues” dhe tani nuk ka të drejtë të kërkojë nga të tjerët ta respektojnë atë rregull, pos kësaj tani Opozita shqiptare është përfaqësues i shqiptarëve dhe jo BDI që nuk është më opsion thjesht shqiptar”, tha Izet Mexhiti.
“Ne jemi të fokusuar te programi dhe te fitorja dhe jemi të bindur se kemi legjitimitetin e shqiptarëve dhe se do të kemi më shumë deputetë shqiptarë në Parlament, që do të thotë se çelësi i parimit të votimit të Badenterit do të jetë tek ne. Pas 8 majit do të ulemi të negociojmë për pikat programore të qeverisë dhe rregullimet rreth kësaj”, tha Mexhiti
I pyetur se cili është kushti kryesor i VLEN-it për koalicion në qeverinë e ardhshme, Mexhiti tha se ata nuk do të hyjë me asnjë çmim në qeverinë e re.
“Ne nuk do të jemi pjesë e një qeverie që nuk është evropiane. Shohim që vetëm e majta nuk është europiane dhe partitë e tjera janë pak a shumë për integrim europian. Ne jemi strumbullari dhe partneri i qytetarëve dhe i BE-së që Maqedonia të ecë në rrugën euroatlantike”, u shpreh Mexhiti.
I pyetur nga një gazetar se si e komenton synimin e BDI-së për tu respektuar parimi “fituesi me fitues”, Mexhiti tha se BDI-ja nuk ka të drejtë ta respektojë atë parim tashmë të braktisur.