Ilir Hasani vazhdon betejën e tij në disa fronte politike por nuk harron edhe përkushtimin e tij si një mjek për tu shërbyer në çdo kohë pacientëve kur ata kanë më shumë nevojë se kurrë informon Tetovasot.
Ai krahas fitores së një dite më parë në zgjedhjet presidenciale ka nisur menjëherë edhe betejën për ato parlamentare bashkë me frontin ku është edhe pjesë e listës për deputet, por poashtu ai sot ka vazhduar rutinën e tij në sallën e operacionit në profesionin që di të bëjë më mirë, atë të mjekut që shëron pacientët e shumtë.
Ai zhkruan se u ka premtuar të gjithëve se asnjë nuk do të ndalet së shërbyeri pacientëve!
“Edhe pas 8 majit, në detyrën time të re si deputet, do të punoj me përkushtim për të përmbushur nevojat e komunitetit tonë dhe për të siguruar që sistemi shëndetësor të përmbush standardet më të larta të kujdesit dhe integritetit profesional!ka shkruar Hasani.Tetovasot