Ibrahimovic do të nderohet nga Suedia në miqësoren ndaj Serbisë

Kombëtarja e Suedisë ka paralajmëruar një ndeshje për të nderuar ish-sulmuesin e njohur, Zlatan Ibrahimovic, pas pensionimit të tij.

Ibra, i cili tani është pjesë e një grupi këshilltarësh të Gerry Cardinale te Milani, vendosi të varë këpucët në fund të sezonit të kaluar pas një sërë lëndimesh në gju.

Duke qenë se nuk kishte kohë për të shënuar këtë rast verën e kaluar, Kombëtarja e Suedisë do të mblidhet për një ndeshje të veçantë në “Friends Arena”, më 8 qershor.

Suedezët për kundërshtar në këtë ndeshje do të kenë Serbinë.