Zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka uruar bashkëqytetarët e komunitetit rom me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
Në postimin e tij Grubi ka potencuar dimensionin e ri të bashkëpunimit me komunitetin rom në kuadër të Frontit Europian në luftën kundër diskriminimit dhe margjinalizimit si fenomene destruktive shoqërore që duhet të marrin fund.
Në vazhdim postimi i plotë i Grubit:
Të nderuar bashkëqytetarë të komunitetit rom,
Në ditën tuaj ndërkombëtare shpreh respektin tim ndaj të gjitha përpjekjeve tuaja të sinqerta për barazi dhe drejtësi shoqërore, si dhe ndaj kontributit që keni dhënë në çdo hap të zhvillimit të vendit.
Për dallim nga vitet e kaluara, kjo ngjarje e sotme e gjen vendin tonë në një kapitull të ri bashkëjetese, atë të bashkëpunimit të komuniteteve tona mbi të njejtat synime përparimtare dhe europiane në një front të përbashkët – Frontin Europian.
Do ta vazhdojmë akoma më fuqishëm të gjithë bashkë luftën kundër diskriminimit dhe margjinalizimit dhe punën e sinqertë për përforcimin e një themeleve të një shteti që jep mundësi të barabarta për të gjithë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Orce Gjorgjievski takim me transportuesit privatë të transportit publik në Shkup
- Janevska: Inteligjenca Artificiale, nga viti i ri shkollor do të bëhet pjesë e procesit mësimor
- Në kuadër të MPB-së formohet njësia e parë e specializuar e sigurisë kibernetike
- Maqedonia e Veriut forcon kapacitetin mbrojtës, siguron pajisje të reja ushtarake sipas standardeve të NATO-s
- Arrestimi i Popoviqit, deklarohet Sveçla: S‘tolerojmë përdhosjen e luftës së UÇK-së, pritet të merren masa sipas ligjeve në fuqi
- Filipçe: Kaja Shukova është kandidate e LSDM-së për kryetare të Shkupit
- Kujtohet legjenda e gazetarisë së Kosovës Qani Mehmedi në vendlindjen e tij
- Mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec, arrestohet përfaqësuesi i të ashtuquajturës ‘‘Zyrë për Kosovën’’ – Pritet dëbimi i tij nga Kosova
- Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme
- Bujar Osmani: Qeveria me Medresenë “Isa Beu” po luajnë teatër, do të bjerë sërish në Gjykatë Kushtetuese