Grubi: Komiteti për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D ka shtyrë përpara projektet, isha kordinator

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në një intervistë për Politikanti me Saso Ordanoski dhe Borjan Jovanovski kanë diskutuar për atë se pse pikërisht ai ishte pjesë e komitetit për ndërtimin e Korridorit 8.

Grubi më tej ka sqaruar se në atë përbërje të komitetit ai ka qenë vetëm kordinator derisa për anëtar të komitetit kanë qenë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, i Financave, drejtori i Ndërmarjes shtetërore për rrugë etj.

Duke shtuar se në përbërjet e kaluara të qeverive nuk ka pasur asnjë lëvizje pozitive për ndërtimin e Korridorit 8 dhe rrugës drejt Bllacës, kurse ky Komitet ka shtyrë përpara shumë punë.