Grubi: Fronti Europian është bashkim në kohën e duhur! Vazhdojmë eurointegrimin, mbrojmë vendin nga ndikimi rus
Zëvendëskryeministri, Artan Grubi në intervistën për edicionin e lajmeve në televizonin Sitel tha se Fronti Europian erdhi në momentin vendmtar për shtetin, si kundërpërgjigje ndaj ndikimit rus në vend dhe për të çuar përpara procesin e eurointegrimit të vendit.
“Jemi ende parti e gjelbërt, kemi ende pjesë të agjendës sonë partiake këtë agjende, mirëpo momentalisht ne e dimë që kërohet nga ne që të fokusohemi në atë që e kërkon Europa, për eurointegrimin e vendit, sepse në vendin tonë ka dukshëm ndikim rus. Kemi Levicën, kemi “Konceptin Maqedonas”, kemi Baçevin… Pra, kemi OJQ, gazetarë, politikanë që promovojnë dhe punojnë për agjendën ruse, ndaj nuk duhet t’I anashkalojmë këto detaje sepse me të vërtëtë janë të rëdësishme. Ndryshe dhe gjithë gazin Maqedonia e ka nga GazPromi rus, pra ka ndikim”, tha Grubi.