Grubi: Derivatet e opozitës kanë mbetur në opozitë, Kasami ka qenë….

Duke folur për zgjedhjet që pritet të mbahen më 24 prill dhe 8 maj, zëvendëskryeministri Artan Grubi në “Pressing” të Klan Maqedoni, ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që Albin Kurti e VV-ja përfshihen në zgjedhje. Thotë se me Kurtin njihet nga koha kur kanë qenë bashkë në sektorin civil.

“Nuk është hera e parë që Kurti dhe VV-ja përzihen në zgjedhje, janë përfshirë edhe zgjedhjet parlamentare të kaluara, atëherë nuk arritën sukses. Glauk Konjufca dhe Haki Abazi po edhe Albin Kurti kanë marrë pjesë direkt në tubimet e Aleancës dhe Alternativës aso kohe”, deklaroi Grubi

Foli edhe për përfaqësuesin e VV-së në RMV, po edhe për opozitarët që sipas Grubit janë derivate të BDI-së.

“Bekim Qoku ka qenë deputet me PDSH, pastaj me ASH, tash edhe me Vetëvendosjen. Ndoshta në Kosovë nuk është e qartë .situata politike, por opozitë në RMV janë vetëm derivatet e BDI-së. E marrim shembull, Bilall Kasami ka qenë sekretar shtetërorë i z.Fatmir Besimi”, tha Grubi.