Greqia ofron një javë pushime falas për turistët që ikën nga zjarret në Rodos

Greqia ka filluar të shpërndajë kupona për një pushim shtatë-ditor falas për turistët që u detyruan të largoheshin nga hotelet e tyre në ishullin grek të Rodosit gjatë verës së vitit 2023 për shkak të zjarreve në pyje.

Rreth 25,000 turistë, kryesisht nga Britania e Madhe, presin të marrin kupona për për të qëndruar 7 ditë në hotelet në Rodos.

Greqia ka miratuar një ligj të ri për këtë dhe ministri i Turizmit Myron Flouris tha se Greqia është vendi i parë në botë që ka vendosur të japë kompensim për turistët në këtë mënyrë.

Një destinacion i preferuar pushimesh, Greqia është shumë e varur nga turizmi, i cili përbën një të katërtën e PBB-së së saj.

Turizmi është nxitësi kryesor i ekonomisë së Greqisë, i cili doli nga një krizë borxhi në vitin 2018, dhe Rodosi, ishulli i nëntë më i madh në Detin Mesdhe lindor, është një vend i njohur pushimesh.