Gashi: Bujar Osmani është vetëm nënshkrues i planit të OSBE-së, gabimi i Prishtinës është se do të tregojë kush është më patriot në Maqedoni

Analisti Astrit Gashi, për “Debat Plus”, ka shprehur qëndrimin e tij se qeveria e Kosovës nuk duhet të jetë e befasuar nga plani i prezantuar nga Bujar Osmani, pasi ky plan ka qenë i njohur publikisht dhe nuk është vepra e vetme e Osmanit. Gashi thekson se përpjekjet për të etiketuar veprimet si patriotike ose jo, sidomos nga Prishtina, janë të gabuara dhe se shqiptarët e Maqedonisë duhet të fokusohen në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre më të mirë, pa u ndikuar nga lojërat politike të Kosovës.

“Nuk është fshehtësi dhe nuk ka pas nevojë qeveria e Kosovës ta dinte dje ose pardje, sepse ka qenë lajm në kohën kur është prezantu. Ata nuk e kanë kuptuar dje sepse të gjithë, ne dhe ata e kanë marrë vesh më herët sepse Bujar Osmani ka fol këtu, dhe ne as që jemi marrë fare.

Bujar Osmani është nënshkruesi i atij plani, nuk mundet ta shkruaj kryesuesi OSBE-së një plan vetë, mundet me shkru por të tjerë e kanë nëshnshkruar. Nuk e ka shkruar Bujar Osmani ai është nënshkrues i një plani të hartuar nga të tjerë, normalisht që Osmani ka dhënë dhe mendimin e tij që mundet edhe të jetë pranuar edhe jo. Ndoshta të gjitha pjesët e atij plani janë intervenimi i Bujar Omsnait në këtë rast.

Gabimi më i madh është që Prishtina do të tregojë se kush është më patriot në Maqedoni, nuk jemi asnjëri ne që t’i tregojmë sot se kush është patrioti. Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të merren me atë se kush i ka punuar nga Maqedonia kundër Kosovës, ata duhet të merren me atë që ata mendojnë se është përfaqësuesi më i mirë, përfshirë sa janë patriotë sa i duan shqiptarët e Kosovës”, tha Gashi

Ai argumenton se këto ndikime janë të ulëta dhe se vendimet duhet të bazohen në interesat dhe vlerat e shqiptarëve të Kosovës, jo në akuzat e patriotizmit të dikujt.

“Këto ndikimet e tjera janë të ulëta. Pse duhet ju të më thoni mua se ndonjë nga opozita qenka më patriot, pse çfarë tjetër u desht të bënte Bujar Osmani? Loja nga Kosova se kush është më i mirë nga Maqedonia për Kosovën nga vetë kreu i qeverisë është e gabuar”, tha Gashi.