Futboll: Të gjitha ndeshjet e javës së 29-të në Ligën e Parë luhen të dielën, ndërsa ato të 26 në Ligën e dytë të shtunën


Gjashtë ndeshjet e javës së 29-të në Ligën e Parë të futbollit vendor do të zhvillohen të dielën, më28 prill me fillim në ora 16:00. Pra në krahasim me javët tjera ku një apo dy ndeshje janë zhvilluar të shtunave kësaj radhe komisari i garave ka vendos që të gjitha ndeshjet të zhvillohen në të njëtin kohë.

Java e 29-të, më 28 prill, në ora 16:00,takohen: Shkëndija – Gostivari, Struga Trim Lum – Sileksi, Shkupi – Tikveshi, Voska Sport – Bregallnica, AP Brera – Vardari , Rabotniçki – Makedonija Gj.P

Tabela: 1.Struga Trim Lum 58, 2.Shkupi 54, 3.Shkëndija 52, 4. Tikveshi 39, 5. Sileksi 37, 6.Gostivari 37, 7.AP Brera 34, 8. Rabotniçki 34, 9. Voska Sport 31, 10.Vardari 29, 11. Bregallnica 26, 12. Makedonija Gj.P 25 pikë

Nga ana tjetër si zakonisht të gjitha ndeshjet e javës së 26-të në Ligën e dytë do të zhvillohen të shtunën me fillim në oraën 16:00.

Në xhiron e 26-të,më 27 prill, takohen: Bashkimi – Skopje, Bellasica – Kozhufi, Besa Dobërdoll – Pelisteri, Novaci – Detonit Plaçkovica, Ohri – Kamenica Sasa, Osogova – Karaormani, Pobeda – Vardari Neg, Teteksi – Arsimi.

Tabela: 1.Besa 66 pikë, 2.Pelisteri 60, 3.Detonit Plaçkovica 52, 4.Arsimi 41, 5.Ohri 38, 6.Skopje 38, 7.Bashkimi 37, 8.Kozhufi 34, 9.Vardari Neg 34, 10.Bellasica 31, 11.Novaci 28, 12.Pobeda 26, 13.Teteksi 24, 14.Osogova 20, 15. Kamenica Sasa 18 , 16.Karaormani 15 pikë