Fronti Europian nga Qendër Zhupa: Do të jemi çelësi për formimin e Qeverisë

Karavani elektoral i Frontit Europian është ndalur në komunën Qendër Zhupë. Përveç kandidatit për president, Bujar Osmani, të pranishëm në tubim ishin edhe kandidatët për deputetë Musa Xhaferi, Bejxhan Iljaz dhe Salih Murat.

Kandidati për president, Bujar Osmani foli për rëndësinë e Frontit Europian në raport me avansimin e të drejtave kolektive të të gjithë popujve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk ka gjë më të rëndësishme për një popull, për njerëzit sesa vetëbesimi individual dhe kolektiv. Nëse nuk ke vetëbesim nuk të dilet nga shtëpia, e njëjta është edhe për popujt. Nëse një populli i thyhet vetëbesimi, atëgerë ai popull nul mund të ndryshojë. Fronti Europian do ta kthej besimin dhe vetëbesimin për të gjithë. Askush nul është më i mençur, më i aftë… Po dëgjojë që thonë të hiqet Balansuesi, oferta e VMRO DPMNE-së. Po, pse të hiqet Balansuesi? Për shkak se jep vende të garantuara. Nëse punësohen shqiptarët, tirqit, romët, boshnjakët etj., sipas tyre bie kualiteti! Ky është problemi! Patjetër ta kthejm vetëbesimin”, tha mes tjerash Osmani.

Bejxhan Iljaz tha se këto zgjedhje do të jenë shumë të rëndësishme.

Në Frontin Europian janë tetë parti, parti që kanë ditur të marrin vendime të rëndësishme për shtetin dhe gjithë popujt këtu. Për herë të parë Partia Demokratike Turke është në një koalicion shumë-etnik të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Këtu dua ta falenderojë z.Ali Ahmeti që me një vizion miqësor e demokratik na bëri bashkë, shtoi Iljaz.

Ai potencoi se pas këtyre zgjedhjeve disa çështje do të ndryshojnë në shtet.

Nuk do të kemi më monopol gjatë formimit të Qeverisë. Nuk do të ketë dy opsione, që pas zgjedhjeve të zgjedhin partnerët e tyre që të jenë pjesë e Qeverisë. Prej tani kemi opsionin e tretë në këtë shtet. Ky koalicion do të shndërtohet në një alternativë të re, nënvizoi Iljaz.