Eskalon situata para derbit Roma-Lazio, përleshje e madhe fizike mes tifozëve


Janë publikuar pamjet mes përleshjes fizike të tifozëve të Romës dhe Lazios, afër stadiumit “Olimpico”.

Përplasja mes dy tifozërive rivale ndodhi sot në mëngjes. Derbi i kryeqytetit italian do të zhvillohet sonte, me fillim prej orës 18:00, transmeton Gazeta Express.

Sipas raportimeve, të përfshirë janë rreth 300 tifozë. Por, policia ndërhyri me shpejtësi për të ndarë të dy grupet, për çka u nevojit edhe përdorimi i gazit lotsjellës.

Nga ky incident raportohet se ka edhe të arrestuar.