Era “sjell” mbeturinat në breg të detit në Durrës

Era e fortë që ka përfshirë bregdetin e Adriatikut ka nxjerrë në breg të detit sasi të mëdha mbeturinash plastike dhe jo vetëm.

Gazetarja Enkeleda Arapi thotë se në një gjatësi prej 4 kilometrash i gjithë brezi ranor nga Plepat, Shkëmbi i Kavajës e deri në Golem është mbushur me mbetje të ndryshme.

Për këtë arsye në terren kanë dalë punonjës të ndërmarrjes së pastrimit. Me anë të një fadrome po punohet për grumbullimin dhe më pas largimin e të gjithë papastërtive.

Kjo situatë sipas autoriteteve lokale të Durrësit përsëritet vazhdimisht për shkak te shkarkimit të mbeturinave në lumenj apo kanale kulluese, të cilat më pas përfundojnë në det./tvklan.al