Ekzekutohet ish-Missi, Landy Parraga! E qëlluan me breshëri plumbash…

Ish-Miss Ekuadori Landy Parraga 23 vjeç është u qëlluar për vdekje brenda një restoranti në qendrën tregtare La Cuadra në provincën e Los Ríos.

Párraga ishte duke ngrënë mëngjes kur vrasësit hynë brenda dhe e qëlluan disa herë derisa vdiq. Modelja e cila shoqërohej nga partneri i saj, u vra ndërsa po largohej nga restoranti. Dy persona hynë brenda restorantit, ku njëri prej tyre iu afruar dhe e qëlloi me breshëri plumbash modelen. Ai vazhdoi ta qëllonte atë edhe pasi u shtri në tokë.

Vrasësi i dytë i cili ishte pranë derës, u afrua disa hapa dhe tentoi gjithashtu të qëllonte Parragën. Vrasja është regjistruar në kamerat e sigurisë së biznesit.

Emri i Landy Párraga u shfaq në rastin “Metastasis”, ku po hetohej një strukturë e krimit të organizuar. Në një bisedë chati doli edhe emri i saj.

Ish-mbretëresha e bukurisë përmendej në bisedat mes trafikantit të drogës Leandro Norero dhe avokatit të tij, të cilat u publikuan në çështjen “Metastasis”, për të cilën ka disa të arrestuar.