Duraku: Pa Ndryshimet Kushtetuese, nuk do të ketë qeveri!

I ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia, Sadulla Duraku, si bartës liste në Njësinë e Dytë Zgjedhore nga Fronti Europian, tha se pavarësisht që është njëri ndër themeluesit e BDI-së asnjëherë nuk ka kërkuar poste publike, mirëpo të njejtat i janë besuar nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti dhe struktura partiake.

“Jam njëri ndër themeluesit e BDI-së dhe gjatë karrierës sime nuk kam kërkuar pozita drejtuese nga BDI, mirëpo më kanë besuar gjithmonë. Vendimi për bartes zonë erdhi pas diskutimit edhe të z.Ahmeti por edhe të tjerëve sepse nga analizat parazgjedhore edhe në atë zonë, disi kam qëndruar më mirë”, tha Duraku.

Ai përmendi se vendi ndodhet në udhëkryq drejt BE-së ose politikave destabilizuese, ndaj pa ndryshim të kushtetutës nuk do të ketë qeveri të re.

“Ali Ahmeti është misionar, e unë një gjysëm misionari që e kam ndihmu me mundësitë që kam pas. Vendi ndodhet në krize e sidomos tash kur duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese, Nëse nuk ndryshohet kushtetuta nuk mund të kemi qeveri, as nuk do të ketë qeveri”, tha Duraku.