Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, ka folur për ndikimin që ka pasur lufta në Kosovë tek ajo, duke thënë se komunikimi me njerëzit që e kanë përjetuar i hapi, siç u shpreh ajo, “një botë krejtësisht të re”.
“Kam dëgjuar histori nga miqtë (në Kosovë) që kanë humbur anëtarët e familjes dhe shtëpitë e djegura”, tha ajo për Elle USA.
“I pashë ata. Kur ke atë komunikim të drejtpërdrejtë me njerëz që kanë kaluar nëpër (luftë), kjo hap një botë krejtësisht të re, dhe kjo ndodhi për mua. “Ndihem shumë afër (atyre që vuajnë) padrejtësitë në botë, apo pabarazitë. Pavarësisht nëse kjo është luftë, apo të dalësh me familjen tënde, të gjithë kanë një përvojë të ndryshme… Ka të bëjë me mbështetjen dhe të mësuarit së bashku.”
Ajo dhe familja e saj u kthyen në Kosovë kur ishte 11 vjeçare, ndërkaq Dua u kthye në Londër e vetme në moshën 15-vjeçare.
“U thashë prindërve të mi ‘Nuk e di se si më lejuat ta bëj këtë.’ Por, e dija që nuk i kisha të njëjtat mundësi që do t’i kisha në Kosovë. Isha shumë e vendosur. Mendoj se prindërit e mi panë pjesë të tyre tek unë dhe kjo i lejoi ata të ishin kaq zemërhapur dhe bujarë me atë besim.” Duke reflektuar se si ia doli në industrinë e muzikës, ajo i tha Elle: “Kur fillova (të bëja këngë), punoja në La Bodega Negra, një restorant meksikan që dukej si një dyqan seksi.
“Unë do të mbaroja punën, pastaj do të dilja në çdo klub nate që ndodhte deri në tre të mëngjesit. Pastaj zgjohesha dhe shkoja në studio derisa të kisha përsëri turnin tim, si në orën 20:00. Muzika që unë (bëra) reflektonte çdo ditë, ose çdo natë timen”, është shprehur ajo.