Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e të Zhdukurve ka thënë se kjo është ndër ditët më të dhimbshme të Kosovës.
Osmani pasi bëri homazhe te memoriali për të Pagjeturit, potencoi se plaga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen të gjithë, njofton Klankosova.tv.
“Sot është një ndër ditët më të dhimbshme në histori të Kosovës sepse përveç që shënojmë 25 vjetorin e masakrës më të madhe të kryer kundër shqiptarëve në Kosvoë në luftën e fundit pra masakrën e Mejës, po ashtu i bashkohemi dhimbjes së gjithë familjarëve të zhdukurve me dhunë, të cilët edhe 25 vite pas e kanë dhimbjen dhe mungesën e papërshkrueshme me fjalë. Është një dhimbje që ta shpon shpirtin sepse për dallim nga shumë të tjerë që kanë humbur më të dashurit, familjet e zhdukurve nuk kanë ku të vendosin një lule për t’i përkujtuar familjarët e tyre”, u shpreh Osmani.
Ajo theksoi me tej se Serbia kreu krim të dyfish, pasi sipas saj, fillimisht e kreu krimin dhe pastaj bëri çmos që ta fsheh atë duke i fshehur gjurmët.
“Një numër i madh i tyre janë fëmijë, të vegjël edhe sot Serbia vazhdon të flenë mbi varreza masive, edhe sot Serbia vazhdon që të bëjë krim të dyfish sepse njëherë e kreu krimin dhe pastaj bëri çmos që ta fsheh atë duke i fshehur gjurmët e krimit dhe 25 vite më pas”.
“Përkundër që kryetari i komisionit Andin Hoti disa herë i ka drejtuar letra Serbisë që në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel të hapen arkivat për të dhënat e brigadave e policore e ushtarake për të c ilat ka dëshmi të qarta se kanë marrë pjesë në masakra për ashtu në operacione pas luftës për fshehjen e trupave, Serbia akoma nuk bëhet e gjallë ndaj këtyre kërkesave, dhe vazhdon ta shkelë këtë marrëveshje të rëndësishme të arritur në Bruksel”, u thekson Osmani.
“Jemi pranë familjes, që ta ndajmë dhimbjen, të gjithë 1600 të zhdukur janë familjarë të gjithë Kosovës, por plaga e Kosovës e jonë do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen gjithë, liria do të jetë kuptimplotë vetëm kur të na kthehen të gjithë”, ka thënë presidentja e shtetit Vjosa Osmani./Klankosova.tv