Dinari takon për herë të katërt kryenegociatorët në Bruksel

Në Bruksel sot do të mbahet takimi i katërt në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq ku do të vazhdojnë bisedimet për vendimin e BQK-së rreth dinarit.

Dy ditë më parë, drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq tha se ai dhe ekipi i tij nesër do të udhëtojë për në Bruksel, ku të enjten pritet një raund i ri, i i dialogut vendimin e BQK-së për dinarin.

“Po shkojmë me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje për dinarin, edhe pse nuk jam optimist, duke pasur parasysh mosgatishmërinë e Prishtinës për të kërkuar zgjidhje përmes kompromisit”, tha Petkoviq për Informer TV, transmeton Klankosova.tv.

Edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të pres kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq për një raund tjetër bisedimesh për të gjetur zgjidhje rreth dinarit.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai theksoi se pret që palët të shkojnë në takimin në Bruksel me mendje të hapur.

https://klankosova.tv/lajcak-i-pret-bislimin-e-petkoviqin-qe-ti-shkojne-mendjehapur-ne-bisedimet-e-radhes-per-dinarin/

Ky takim vjen një ditë pasi autoritetet serbe ndaluan autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Bashkimi Evropian ka potencuar se është i informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritet e Serbisë dhe është duke ndjekur situatën për së afërmi, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë rast BE-ja konstatoi se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.