Diaspora e Strugës riorgnizohet për zgjedhjet e 8 Majit, në mbështetje të Ziadin Selës!

E teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga fitorja e Frontit Europian më 8 Maj, mbështetësit e liderit historik të Aleancës për Shqiptarët s’po ngurojnë të shprehin përkrahjen e tyre në çdo moment.

Diaspora e Strugës janë riorganizuar për zgjedhjet e 8 Majit për të qenë pranë Ziadin Selës ashtu si kanë bërë gjithmonë.

E teksa gojët e liga flasin, Diaspora e Strugës po bëhet gati që më 8 Maj të jenë bashkë me Selën dhe për të pritur të gjithë bashkë rezultatin e fitores. Rezultat të cilin e presin me mijëra shqiptarë në Maqedoni dhe kudo ku ata ndodhen.

Qëllim i mërgimtarëve të Strugës është që Aleanca për Shqiptarët të triumfojë dhe të mos lejojnë “tradhtarët” të shkelin me këmbë shqiptarët dhe të punojnë për karrigen e tyre dhe interesat e atyre që në piksynimet e tyre nuk janë aspak shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Ashtu si dhe e kemi bërë me dije më herët Diaspora e Strugës në asnjë moment nuk ka ndalur së mbështeturi Selën dhe në asnjë moment nuk i kanë kthyer atij shpinën, ashtu si dhe disa prej “deleve të zeza” bënë, të cilët e morën përgjigjen e merituar më 25 Prill, dhe atë përfundimtaren do e marrin më 8 maj.