Deputeti Sula ‘godet’ sërish, shkon në Kuvend me dy bidona me qumësht, e derdh në shkallët e Parlamentit
Deputeti demokrat, Dashnor Sula në shenjë proteste ka shkuar në Kuvend me dy bidona me qumësht në dorë.
Ai vendosi t’i derdhë dy bidonat në shkallët e Parlamentit, në mbështetje të blegtorëve të cilët dolën në protestë disa ditë më parë.
Sula: Kjo qeveri nuk e ka ndërmend të merret me blegtoret. Fondet janë të AZHBR dhe i kanë vetë në dorë. Ju e dini që IPARD 2 u bllokua, IPARD 3 nuk është hapur fare dhe milionat e eurove nuk janë marrë nga blegtorët e fermerët, por nga persona të caktuar që i kanë devijuar fondet në ndërtim. Kjo është situatë e rëndë, në mënyrë simbolike këtë qumështin që është i blegtorëve do ta derdh tek dera e parlamentit dua t’i tërheq vëmendje kësaj qeverie, ministrit të Bujqësisë dhe të gjithë këtyre t’i kthejnë sytë nga fshati, nga fermerët, se janë në pikë të hallit.
Gazetarja: Mund t’i kishe dhënë një gotë qumësht deputetëve të shumicës para se ta derdhje.
Sula: Ndoshta nuk u pëlqen se kjo është për njerëzit e thjeshtë, ata janë në nivele jashtëzakonisht të lartë.