Nga Sheshi i Shkupit ia dërgoi mesazhin liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit.
“Hristijan Mickoski është rrit me gurabija. Kristijan Mickoski është rrit me keksa. Unë jam rrit në kullë prej gurri Hristijan që tri herë e djegur është prej pushtuesve. Hristijan, populli im thotë “gurrë mbi gurrë bëhet kalaja – fjalë pas fjale nis belaja. Mos nis bela e mati fjalët se je i ri e të çet ende buza tamël” – tha Ali Ahmeti.
Ka reaguar lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Përmes Facebookut ai tha kërcënimet e Ahmetit nuk e frikësojnë dhe se vijnë nga njeri para pensionit politik.
“E kuptoj nervozizmin dhe panikun për shkak se për herë të parë jeni të lexuar dhe para disfatës. Vjen koha për përgjigje në shumë pyetje. Nuk është viti 2001 por 2024 dhe pas 23 viteve BDI është bërë organizatë kriminele ku vuajnë edhe Shqiptarët edhe Maqedonasit” – tha Mickoski.
Por, jo vetëm kaq! Gjatë tubimit në Sheshin e Shkupit, masa e ekzaltuar i brohoriti edhe UÇK-së.
Kjo ka mjaftuar që të reagojë edhe Stojançe Angelovi, ish-gjenerali i “branitellave”, për të cilin, brohoritjet e këtilla ngjallin emocione të këqija tek maqedonasit.
Angelovi bën thirrje që Ali Ahmeti të ketë kujdes, sic thotë, me kërcënimet.
“Mickoski nuk është vetëm. Pas tij qëndron VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia Jote”. Pas tij qëndron shumica dërmuese e maqedonasve si dhe shumica e “branitellave” të vitit 2001. Me kohë ngriteni “frenin e dorës”. Për shkak se, siç thotë Mickoski, po afrohet dita e përgjegjësisë së BDI-së për gjithçka që i bëri Maqedonisë nga viti 2001 e deri më sot” – deklaroi Angelov.
Gjatë ditës ka reaguar edhe Fronti Evropian. Sipas tyre, Mickoski dhe VMRO assesi ta fshehin nervozën dhe panikun nga BDI dhe Fronti Europian dhe dy ditë para humbjes, thërret “Levicën” dhe “ZNAM”.
”Madje, shpëtimin dhe ndihmë e kërkon edhe te opozita shqiptare, me qëllim që, siç tha dje Mickoski, ta rrënojë Frontin Europian dhe BDI-së.Megjithatë, edhe pse shpik arsye të ndryshme, publiku e di se lufta e vërtetë e Mickoskit janë pozitat e barabarta të shqiptarëve dhe etniteteve tjera në Maqedoninë e Veriut. Ai tashmë është vetëm një libër i lexuar që nuk e fsheh dot antishqiptarizmin dhe politikat kundër Perëndimin” – thonë nga Fronti Europian.
Ndryshe, në të gjitha paraqitjet publike të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në fushatat për zgjedhjet e dyfishta, ai ka adresuar sulme dhe kritika të vazhdueshme në adresë të BDI-së, funksionarëve të saj dhe Kryeministrit shqiptar.