Kandidatja për presidente Biljana Vankovska, sot nga Karposhi i Shkupit, paralajmëroi hartimin e kushtetutës sociale. Sipas saj, Kushtetuta e re duhet të bazohet në parimet e drejtësisë sociale, klasore dhe mundësive të barabarta. Vankovska shtoi se sfida më e madhe në shoqërinë e sotme është shteti social. Duke uruar festën e Bajramit, ajo theksoi se sot, siç thotë ajo, ne bartim në zemrat tona viktimat e gjenocidit në Gaza.
“Në vend që të konfrontohemi se kë do të vendosim në Preambulë, në cilin nen, ku dhe nëse me efekt të vonuar apo nuk e di çfarë, them se më në fund ka ardhur koha për Kushtetutë të re, bashkëkohore, moderne, siç ne do ta formësojmë për veten tonë si komunitet politik, si qytetarë dhe si komunitet që nuk do të ndahet sipas kuotave etnike, me oligarki dhe etnotribalizëm”, tha Biljana Vankovska – kandidate për presidente.