Bela: Të gjitha partitë e VLEN-it prejardhjen e kanë nga BDI-ja dhe PDSH-ja, prandaj nuk vlejnë dhe nuk sjellin risi
Analisti politik Valon Bela, i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar ndaj situatës politike në Maqedoni. Ai ka theksuar se të gjitha partitë, përfshirë edhe VLEN (Vetëvendosjen), kanë prejardhje nga PDSH-ja dhe BDI-ja. Sipas tij, transfertat e politikanëve nga një parti në tjetrën nuk sjellin risi.
Bela ka vënë në dukje se deklaratat e Qokut dhe Taravarit kanë shkaktuar tensione para zgjedhjeve të 8 majit. Si analist, ai i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos i besojnë pa dokumente të qarta. Nëse politikanët kanë marrëveshje, duhet t’i paraqesin ato. Në mungesë të marrëveshjeve, ata janë manipulues dhe mashtrues të mendimit kritik të qytetarëve.
Bela gjithashtu thekson se nga fronti europian nuk ka dalë deklarata të tilla të pamatura. VLEN-i përfaqëson jo vetëm opozitën, por edhe ata që nuk i kanë votuar. Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj deklaratave të politikanëve, veçanërisht kur flasin për pjesëmarrjen në qeveri.
“Të gjitha partitë e tjera përfshirë edhe këtë “bukuroshin e VLEN-it” (Vetëvendosjes), krejt këta janë me prejardhje nga PDSH-ja dhe BDI-ja, prandaj të gjithh këto transfere nuk vlejnë nuk sjellin risi.
Mbas 8 majit do dalin rezultatet, por këtë qetësi e kanë prishur deklaratat e Qokut dhe Taravarit dhe ne këtu si anlalista duhet t’i themi qytetarit shqiptarë mos i besoni, se nëse këta kanë marrëveshje, duhet të nxjerrin dokument, dhe përderisa nuk kanë marrëveshje këta janë manipulues, dhe mashtrues të mendimit kritik të qytetarëve. Ne duhet ta themi këtë, sepse nga fronti Europian nuk kanë dalë deklarata të tilla të pamatura, kemi një farë vetëpërmbajtje nga fronti. Ata të VLEN-it, janë kryetarë komunash, ata përfaqësojnë jo vetëm opozitën, por edhe ata që nuk i kanë votuar duhet të jetë të kujdesshëm si del ai dhe thotë jemi pjesë e qeverisë”, tha Bela.