Bela e Bexheti: Opozita shqiptare ende pa program politik, njejtë si VMRO-ja merren vetëm me BDI-në

I ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia përballë panelistëve, është sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti.

Analisti Valon Bela, tha se opozita duhet të del me ide konkrete në këto zgjedhje e jo vetëm të del kundër BDI-së.

“Nga opozita unë ende nuk ka pa një ide, akoma nuk ka pa program të tyre. Kemi kandidatin presidencial të opozitës që ka nxjerr aty spitalin modular, edhe autubusin që u dogj në Bullgari, a ka më absurd? Me u prek në ato ndjenja të qytetarërëve! Opozita duhet të dal me ide. Nëse pozita e ka bë kryministrin shqiptar, atëherë opozita duhet të del me një ide tjetër. Nuk mundet z.Mexhiti apo opozita shqiptare të ketë mungesë të njohurive politike. Nuk mund ta mundni BDI-në duke e goditur aty ku është më e fortë. Nuk mund ta godasin me urrejtje dhe fjalor të VMRO-së, sepse nësë BDI-në e shanë VMRO-ja paradite, pasdite të njejtin fjalor e kemi të opozita shqiptare”, tha Bela

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti tha se Opozita shqiptare nuk ka ofertë politike, ndaj merren vetëm me BDI-në.

“Opozita janë të zhurmshëm sepse po kapen te BDI-ja me faktin e vetëm jetëgjatësia politike! Po, më fal, kush ia dha BDI-së këtë jetëgjatësi? Po e shesin vetëm këtë pikë si ofertë politike, me fjalinë që do ta mundim BDI-në, tha Bexheti.