Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një statusi në Facebook i ka dërguar porosi të qartë Zeqirja Ibrahimit të Alternativës.
Bekteshi potencon se kërcënimet e tilla nuk kalojnë, aq më pak te KOMANDANTI i tre luftrave, por më 8 maj siç shton Bekteshi edhe Vlenit por edhe mentorëve të tyre VMRO-së do të ua shuajmë dritat.
Statusi i plotë i ministrit Bekteshi
Vazali i Македонија Твоја, HUMBËSI i keq, humbësi serik, përdoruesi i metodave të UDB-ës Zeqirija Ibrahimi kërcënon🙄
O mjeran, nuk kërcënohet KOMANDANTI, fituesi i tre luftrave, njeriu që për 20 vjet ka bërë thirrje për bashkim! Nuk mund të kërcënohen as bashkëluftarët e bashkëpuntorët e tij, për faktin se mendon që tash jeni bërë të fort, ama me kend, me VMRO-në, e jo me popullin.
Me këtë vetëm tregoni se çfar mendje të prishur keni, sa të ulët jeni, sa të pacipë e sa të nënshtruar!
Por, ta dini një gjë, votuesit SHQIPTAR, edhe ato që votuan për opozitën më 24 Prill do ju dënojnë me votë, sepse ata kërkojnë përfaqësues të tyre e jo vazala që mendësin e kan si të para 2001-shit.
Edhe juve edhe mentorëve tuaj VMRO më 8 Maj ua shuajmë dritat.