Bekteshi: Ne programin e presidentit Bujar Osmani fokusi kryesor është rritja e standardit të qytetarëve
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sonte i ftuar në emisionin Click Plus në TV21 ku po diskutohet për zgjedhjet presidenciale në fillim të emisionit prezantoi programin e kandidatit për president të Frontit Evropian Bujar Osmani. Bekteshi potencoi se në dekalogun e presidentit Bujari fokusi kryesor është rritja e standardit të qytetarëve, zhvillimi ekonomik, duke shtuar se çdo detyrë e presidentit është edhe tërheqja e investimeve të huaja.