Autori i sulmit të armatosur në Haraçinë vazhdon të shëtitet i lirë. Ministri i Punëve të Brendshme nuk shpalosi informacione shtesë lidhur me njërin nga personat që dyshohej se kishin lidhje me këtë rast. Ai nuk precizoi nëse ky person ishte ose jo i përfshirë, tha se do të ketë njoftime shtesë, por informoi se i njejti aktualisht është në liri.
“Lidhur me personin e dytë do të duhet në mënyrë shtesë të informohem saktë që në mënyrë shtesë të ju jap informacion të saktë që nuk do të ishte jashtë asaj që është e lejuar që të thuhet në opinion….
Personi i dyshuar a është akoma në polici ose është lënë i lirë?
Domethënë akoma nuk dihet nëse ka lidhje ose jo, por ku ndodhet ?
Është liruar“, tha Pançe Toshkovski, Ministër I Punëve të Brendshme.
Dy ditë më parë Toshkovski njoftoi se në ditën e sulmit ishin arrestuar dhe një person tjetër, por më pas ai është larguar nga lista e të dyshuarve, dhe ndaj tij po veprohet për një tjetër vepër për të cilën kishte fletarrestim ndërkombëtar.
Kujtojmë se të hënën kreu i komunës Ridvan Ibrahimi, ishte cak i një sulmi të armatosur. Gjatë një aktiviteti të komunës në rrugën kryesore që lidh Shkupin dhe Kumanovën, një person i armatosur, ndaloi automjetin e tij në afërsi të vendit ku po zhvilloheshin aktivitete dhe me kallashnikov qëlloi drejt Ibrahimit. Gjatë këtij sulmi Ibrahimi nuk morri plagë, por në vend të tij u plagosën shoferi I tij dhe një nëpunës I komunës.