ASH: Gazetarin Furkan Saliu e arrestoi policia e VMRO-së dhe Taravarit

Aleanca për Shqiptarët tha se suksesi më i madh i koalicionit VMRO-LEN është arrestimi i gazetarit Furkan Saliut, pikërisht në një kohë kur Ministri i Punëve të Brendshme është nga radhët e VMRO-së dhe zëvendësdrejtori i policisë, kuadër i Arben Taravarit.

ASh tha për Taravarin që derdh lot krokodili më vend që të distancohet dhe kërkoj llogari nga partnerët.

Reagimi i plotë o ASH.

Policia e VMRO-LEN arrestoi gazetarin, partnerët derdhin lotë krokodili

Koalicioni VMRO-LEN po tregon dhëmbët edhe pse vetëm disa javë kanë pushtet mbi policinë. Suksesi më i madh i tyre është arrestimi i gazetarit, Furkan Saliu, në një kohë kur Ministri i Punëve të Brendshme është nga radhët e VMRO-së dhe zëvendësdrejtori i policisë, kuadër i Arben Taravarit. Ky i fundit në vend që të distancohet dhe kërkojë llogari nga kuadrot dhe partnerët e tij, zgjodhi të derdh lotë krokodili dhe të manipulojë me opinionin duke tentuar t’ua hedh fajin të tjerëve.
Ju bëjmë me dije se koha kur arrestoheshin gazetarët ka kaluar me rënien e VMRO-së dhe ajo më nuk do të kthehet asnjëherë. Është e dhimbshme vetëm tentativa e disa shqiptarëve për të amnistuar dhe për të ringjallur atë regjim duke i bërë avokatin me statuse tragji-komike.