Arrestohet vrasësi shqiptar i “Lions”, 28-vjeçari me dy emra që tmerroi Athinën

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Dhimitri Çiço, është arrestuar nga policia greke. Ai dyshohet për disa krime, përfshi edhe vrasjen.

I riu shqiptar, njihet si Nektarios Karakalios, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, gjithashtu i përfshirë edhe ngjarjen kriminale, ku hapi zjarr ndaj një tjetër grupi kriminal shqiptar “LIONS”, me bazë në Athinë.

28-vjeçari në brenda 13 muajve të fundit është arrestuar disa herë për vrasje, tentativa vrasjeje e vepra të tjera më të lehta, por është liruar.

Dhimitri Çiço alias Nektarios Karakalios rezulton i arrestuar më parë se në bashkëpunim me anëtarët e grupit “LIONS” kanë vrarë në 21.02.2023 në Athinë, 40 vjecarin nga Delvina, Pëllumb Islami.

Në 8 shkurt të këtij viti është arrestuar për tentativë vrasje ndaj bashkëshortes, pjesëmarrje në tentativë vrasje ndaj 6 personave në dy ngjarje të ndryshme dhe për goditjen me armë ndaj lokalit të një shqiptari. Gjithashtu ka precedentë për “armëmbajtje”, “vjedhje” e shumë vepra të tjera.

Gjithashtu ai dyshohet për vrasjen e shtetasit afgan Bahman Rasuli, 35 vjeç, ngjarje e ndodhur në 8 mars 2024 në Athinë.

Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes një grupi prej 7 shqiptarësh me 6 afganë.

Dyshohet se Dhimitri Çiço ka hapur zjarr ndaj afganëve fillimisht duke mos lënduar askënd dhe sapo këta te fundit i janë kundërpërgjigjur grupit të shqiptarëve, 28 vjeçari shqiptar ka qëlluar sërish duke vrarë Bahman Rasulin.

Pas hetimit gati 1 mujor të kësaj ngjarje, policia greke ka arritur të identifikojë të 7 shqiptarët e përfshirë, në role të ndryshme.

Konkretisht ata janë Bledi Alushi, 19 vjeç nga Fieri, Akil Topi 66 vjeç nga Elbasani, Spiro Alushi 23 vjeç, Thanas Alushi 25 vjeç, Skerdi Dragoti 24 vjeç dhe Anxhelo Cenkaj 18 vjeç.

Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar përveç shtetasit Akil Topi i cili vazhdon të jetë person në kërkim.