Arifi: Në këtë debat Taravari dha zgjidhje për problemet madhore

Analisti Latif Arifi për emisonin Debat plus tha se debati në përgjithësi ishte me pritje të cilatai edhe i kisha parashikuar. Sipas tij ishte një debat i qetë me një kulturë të lartë demokratike, ku këtë debat nuk e kemi parë as në Kosovë dhe as në Shqipëri.

Ai tha se kishte pritje më të mëdha nga zoti Osmani si njohës i mirë i proceseve integruese të vendit. Por sipas tij në debatin e zhvilluar mes dy kandidatëve Travari pati epësi sepse dha zgjdje për disa nga problemet madhore të Maqedonisë së Veriut.

“Kur qe puna te oferta që të dy kandidatët ofruan nuk mendoj se kishte shumë dalllim, nuk pajtohem me Lirimin kur e bën avokatin e Bujar Osmanit, dhe që e keqinterpretoi deklaratën e Travarit i cili tha sa i përket kërkesës së tëij për të biseduar me eksponentë të BE-së ai nuk tha se do ta rinegociojë kornizën. Ai tha se për atë kornizë të miratuar do të kërkojnë garancion që mos ketë kushte të reja. Unë e prisja nga Bujari të jetë shumë më mirë sidomos tek kjo pjesa e BE-së për shkak dhe të përvojës, por megjithatë unë nuk mendoj se Travari ka ngelur mbrapa, dhe nuk kishte fitues aty sidomos te pjesa e integrimeve të Maqedonisë ishin të barabartë.
Unë mendoj se Travari ofroi zgjidhje për problemet madhore, ndërsa Osmani se bëri këtë.
Edhe tek pjesa e ndikimit rus. Unë vrejta diçka te Osmani, që edhe PR i kandidadit për president, edhe ai i Frontit Europian e përdorin Rusinë si gogol për t’i frikësuar njerëzit”, tha Arifi.