Altin Murati vulos fitoren e madhe të Shkëndijës U-18 kundër Shkupit U-18 për finalen e Kupës së Maqedonisë


Një tjetër sukses i Shkëndijës U-18 që drejtohet nga treneri i njohur Taxhedin Kasami duke prekur një tjetër finale të Kupës , pas një fitoreje kundër Shkupi U -18 informon Tetovasot.
Kjo ndeshje si protagonist kishte talentin Altin Murati që me skuadrën e kësaj grupmoshe arritën përmes penaltive ta eliminojnë Shkupin duke prerë kështu një tjetër biletë për në finalen e madhe të Kupës.Kjo gjeneratë e shumë talenteve të Shkëndijës nuk e ka suksesin e vetëm sepse me Taxhedin Kasamin ata morën kurrorën e dyfishtë vitin e kaluar dhe synojnë sërish ta bëjnë të njëjtën gjë edhe këtë sezon.TS