Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën eksprese Shtip-Koçan, afër zonës ZHTI në Shtip. Sipas informacioneve fillestare në aksident kanë humbur jetën dy persona.
Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova, ka konfirmuar se në këtë autostradë eksprese ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Ajo deklaroi për MIA-n se hetimet dhe sigurimi i vendit të aksidentit nga ana e policisë është duke vazhduar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:25 mes dy automjeteve të udhëtarëve.