Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Bedri Mustafa në Klinë.
Nga pamjet e publikuara, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Dyshohet se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar 8 persona.
Ndërsa ende nuk është bërë e ditur shkaqet e këtij aksidenti.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për rastin.