Dje (14-prill) në periudhën nga ora 14.00 deri në ora 19.00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 108 shkelje të shpejtësisë maksimale të lejuar. Nga këto, 65 shkelje të shpejtësisë janë regjistruar jashtë vendbanimit (TE-40 dhe GV-25), nga të cilat 4 drejtues mjetesh (TE-3 dhe GV-1) e kanë tejkaluar shpejtësinë me më shumë se 70 kilometra në orë, dhe 28 shoferë (TE -23 dhe GV-5) për më shumë se 50 kilometra në orë më shumë se sa lejohet.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 43 shkelje të shpejtësisë në vendbanim (TE-33 dhe GV-10), si dhe janë sanksionuar edhe 2 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-1 dhe GV-1).
Ndaj shoferëve shkelës janë përgaditur parashtresat e parapara me ligj.TS