Ziadin Sela me tubim në Strugë/ Struganët me birin e tyre, liderin e gjithë shqiptarëve (VIDEO)

Takimet e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, me aktivistë e qytetarë, kulminuan sonte në vendlindjen e tij, ku nga bashkëqytetarët strugan mori mbështetje madhështore.

Në paraqitjen para mbështetësve të shumtë, kryetari Sela falenderoi bashkëvendasit që gjatë gjithë kohës e kishin kuptuar dhe mbështetur në qëllimin e tij për ta bërë Aleancën për Shqiptarët parti kombëtare dhe jo lokale siç pretendojnë sot të bëhen disa subjekte e grupacione të tjera politike.

Kryetari Ziadin Sela tha se pas këtij procesi, ai dhe funksionarët e tjerë të Aleancës për Shqiptarët do të vizitojnë çdo lagje e vendbanim shqiptar.