VMRO DPMNE-ja kërkon fitore me 61 deputetë që t’ia mbyll përfundimisht BDI-së derën për formimin e qeverisë së ardhshme. Në intervistë për Alsat, Sasho Klekovski nga VMRO-ja tha se mes tjerash 61 deputetë nevojiten për një qeveri stabile e cila si partnere do ta kishte koalicionin VLEN.
“Mes tjerash kërkojnë numra të fuqishëm që t’ia mbyllim derën për bisedime BDI-së dhe dera të mbetet e hapur vetëm për VLEN. Gjithsesi të gjithë fillimisht duhet të kërcejmë pastaj të themi “hop”. Parimisht, disa herë tashmë edhe krerët e partisë edhe unë kemi përsëritur se opsion për ne është opozita shqiptare”, theksoi Sasho Klekovski, nga VMRO DPMNE-ja.
Kelkovski tha se VMRO DPMNE-ja nuk do ta respektojë parimin “fituesi me fituesin” nëse e merr mandatin për formimin e qeverisë së re, pasi këtë parim e shkeli BDI-ja.