Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, sot ishte në degën e NP Pyjet nacionale – Babuna Veles, ku të gjithë punëtorët janë unanim për përmbushjen e kërkesave për shkak të cilave të enjten filloi greva, ndërsa sot vazhdoi.
Punëtorët reaguan se edhe rroga e fundit për muajin janar, të cilën e kanë marrë këto ditë pas shpalljes së grevës, në mënyrë të kundërligjshme është ulur për nga dy mijë dinarë për secilin të punësuar në këtë ndërmarrje publike, si dhe ajo se nuk u është paguar shtesa në terren dhe shtesa të tjera pagash për disa muaj.
Siç thonë nga LSM-ja, revolta është e madhe te rreth dy mijë punonëtorë të NP Pyjet Nacionale në vend, drejtuar ekipit drejtues të tyre për faktin se vazhdimisht vonohen në pagesën e pagës, si dhe se janë përsëri duke u paguar atyre një pagë të reduktuar.
I kujtojnë se afati për pagesën e pagave të muajit shkurt skadon më 15 mars. Njëkohësisht paralajmërojnë se nëse nuk iu paguhet paga për muajin shkurt në afatin e paraparë me ligj, paralajmërojnë se do të organizojnë protestë para selisë së NP Pyjet Nacionale në Shkup.
Ndryshe, më 7 mars dy mijë punonjës dolën në grevë, pasi nuk kanë rrogë për muajin janar dhe afati i pagesës për muajin shkurt po afron. Ata alarmuan se nuk ka rroga për punëtorët e Ndërmarrjes Publike (NP) “Pyjet Kombëtare”, por ka para për vetura të reja zyrtare dhe për 450 vende të reja pune.
Atha theksojnë se kjo ndërmarrje po përballet me çaste jashtëzakonisht të vështira dhe nuk paguan rroga e kontribute, ndërsa punëson 400 punëtorë të rinj.