Skënder MULLIQI
A është interpretues Gabriel Eskobar i interesave amerikane në Ballkan, apo është në shërbim të politikës serbe?Kjo është paksa pyetje hipotetike por të përseritësh të njejtat gjera më mantra kërcënuese ndaj Kosovës së vogël,
të cilën Amerika e Bushit dhe Klintonit e ndihmuan të qlirohet nga Serbia e Millosheviqit, është jo shumë miqësore nga ana e Eskobarit.Kësaj radhe Eskobar mendoj së nuk e qortojë Qeverinë Kurti, por i dërgoj një lloj ultimatumi.Thënë të drejtën nuk është
pritur gjithë ky presion ndaj Kosovës, e asnjë fjalë ndaj Serbisë e cila po drejtohet nga një protagonistë i luftës të viteve të 90-ta, të shekullit të kaluar me presidentin serb, Aleksander Vuqiq. Eskobar në njërën anë thotë së ndalim qarkullimi i dinarit
serb në Kosovë, është bërë në mënyrë të paligjshme dhe së është dashur të mendohet ndryshe, që veq në kokat imagjinare mund të ekziston diqka e tillë. BQK –ja është organ i ligjshem zoti Eskobar , jo i paligjshem siq e quani këtë veprim për ndalim të dinarit
serb si valutë valide në Kosovë.Problemi nuk është më Kurtin siq theksoni ju, sepse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përfaqëson jo interesat e veta por interesat e Kosovës .Ai po mbron sovranitetin dhe integritetin e Republikës.Minoriteti serbe nuk ka zbritur
nga qielli.Ai duhet të integrohet në shtetin e ri të Kosovës, e jo të instrumentalizohet për interesa te Serbisë të Vuqiqit.Pastaj, ju vazhdoni të kërkoni implementimin e Asociacionit , ku shpreheni së nuk është antikushtetues, e është antiligjor dhe antikushtetues
fund e krye.Amerika zoti Eskobar e ka pranuar pavarësinë e Kosovës së bashku më BE-në, në përjashtim të katër shteteve.GJND-ja , nuk e ka kontestuar shpalljën e pavarësië të Kosovës, e ka legjitimuar.Dhe, ju z.Eskobar po kërkoni që Kosova të pranon diqka
që është e pamundur, duke shkelur më të dyja këmbët mbi ligjet dhe kushtetutën e vendit.Ekziston Asociacioni legjitim i komunave shqiptare , ku e kan vendin edhe komunat më shumicë serbe.Asociacion i veqantë nënkupton edhe të drejta të veqanta apo speciale
për minoritin serb, që është pushtet i tretë, i pa pranueshem për Kosovën.Kjo teori qfarë e pretendoni ju në këtë rast , nuk është në përputhje më interesat e Kosovës .Kjo nuk është as në përputhje më demokracinë , stabilitetin e paqën në Ballkan.Kosova
nuk ka qenë as nuk është agresori.Serbia është ajo që ka shkaktuar gjenocid, e cila edhe tash po nxitë luftë të re në rajon së bashku më Rusinë.Shumë padrejtësishtë jeni duke ja vu Kosovës mike lakun në fyt për interesa gjeopolitike , apo nga frika luftës
nga Putin dhe Vuqiq, apo nga ndonjë interes tjetër.Mos kërkoni prej nesh për të shtyrë veten kah diqka që është jo legjitime.Mos kerkoni të na vëni në pozicion të kokës së ulur, kur Serbisë nuk i kemi asnjë borgj, përkundrazi Serbia u ka borgje të mëdha shqiptarëve.Serbinë
që shumë kohë e ka mbuluar ërrësira mesjatare për pushtimin e tokave shqiptare, e që kurrë më nuk do ti lejohet, e më asnjë qmim, përkundrazi të ecjës zvarritëse të një pjese të opozitës nga e cila edhe po kërkoni ndihmë .Për ju duket së nuk ka fare rëndësi
së qka po bëjnë Serbia irituese më përfaqësuesit terrorist në veri , që më dhunë dëshirojnë të ndajnë Kosovën! Ju zoti Eskobar e dini mirë për zgjimin e aleanacave të vjetra.I dini mirë idenë shoviniste serbe “ të gjithë serbët në një shtet”, e cila po
tentohet të realizohet më luftë nga Vuqiqi më ndihmen e Putinit.