Roma ka regjistruar fitoren e tretë rresht në Serie A, duke vazhduar kështu garën për një vend në top-katërshe.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të, skuadra e drejtuar nga Daniele De Rossi triumfoi në udhëtim ndaj Monzas.
Takimi i luajtur në stadiumin “Brianteo” përfundoi me rezultatin 1:4.
Lorenzo Pellegrini (38′), Romelu Lukaku (42′), Paulo Dybala (63′) dhe Leandro Paredes (82′) shënuan golat e fitores për romakët.
Golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e realizoi Andrea Carboni (87′).
Roma pas kësaj fitore ka 47 pikë dhe renditet e pesta në tabelë.
Monza ndodhet në pozitën e 11-të me 36 pikë.