Sulmohet afër Spitalit 67 vjeçari nga Tetova

 Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari D.D. nga Tetova, mbrëmjen e djeshme (17-mars) në ora 22:30 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 09:45 në afërsi të Spitalit klinik të Tetovës ku po kryheshin punët ndërtimore është sulmuar fizikisht nga dy persona. Sipas raportit, shkak për këtë kanë qenë mardhëniet e pazgjidhura pronsore dhe juridike me këtë institucion, për të cilat është zhvilluar edhe një çështje gjyqësore. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.