Sondazhi i IPIS/ BDI dominon dhe fiton bindshëm në të gjitha njësitë zgjedhore


Ka përfunduar cikli i dytë i sondazheve të Institutit për Kërkime Politike Shkup, IPIS, për njësitë zgjedhore në të cilat partitë shqiptare marrin numrin më të madh të deputetëve.

Sipas sondazheve të IPIS, të publikuara për zonat, 1,2,5 dhe 6-të del që fitues absolut i zgjedhjeve parlamentare në bllokun politik shqiptarë është Bashkimi Demokratik për Integrim i udhëhequr nga Ali Ahmeti, njofton indeks.mk

Sipas IPIS-it, në njësinë zgjedhore numër 1, BDI-ja në zgjedhjet e 8 majit do të marrë 6.8% të votave të shqiptarëve, pas saj vjen VLEN me 4.5% dhe ASH-ja me 1.8%.

Në njësinë zgjedhore numër dy, Bashkimi Demokratik për Integrim do të merrte 6.9% të votave dhe pas tij do të vinin të gjitha partitë tjera shqiptare po edhe koalicioni opozitar VLEN, që sipas sondazhit në Zonën Zgjedhore 2, do të merrte 4,8% të votave. Pas VLEN-it, si forcë e tretë politike në bllokun politik shqiptar do të ishte ASH-ja me 2%.

Duke u bazuar në sondazhet e IPIS-it, Bashkimi Demokratik për Integrim është forca e parë politike dhe në zgjedhjet e 8 majit do të siguronte 6.7%, kurse pas BDI-së është opozita VLEN me 2.3% dhe ASH-ja me 2.9%.

Fitore BDI-ja sipas IPIS do të fitonte edhe në zonën zgjedhore numër 6-të.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti për Kërkime Politike Shkup, IPIS, BDI-ja në zonën zgjedhore numër 6 do të merrte 17,5%, kurse pas e ndjekin VLEN me 15.4%, VMRO-ja me 8.5%, Aleanca për Shqiptarët me 7.2%, LSDM-ja me 4%, pas të cilave renditen edhe LEVICA po edhe partia e Maksim Dimitrievskit.