Real Madridi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Valencian.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Mestalla” përfundoi me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.
“Lakuriqët” krijuan fillimisht epërsi prej dy golave, përmes Hugo Duro (27′) dhe Roman Yaremchuk (30′).
“Los Blancos” ia dolën të barazojnë gjithçka në pjesën e dytë falë dy golave të Vinicius Juniorit (45+5′, 76′).
Real Madridi mbetet lider me 66 pikë.
Valencia është e nënta me 37 pikë.