“Ra” Facebook, Instagram dhe Messenger – problemi është global


Nëse këtë pasdite po mundoheni dhe nuk keni sukses që të keni qasje në llogarinë tuaj në Facebook dhe Instagram, nuk jeni të vetmit. Aplikacionet për rrjetet sociale janë plotësisht të pa qasshme. Problemet filluan rreth orës 16 sipas kohës lokale, ndërsa problemi ende vazhdon dhe nuk ka informacione se kur do të zgjidhet.

Downdetector që i ndjek ndërprerjet në gjithë botën, tregon mbi 90 mijë raportime për ndërprerje në Facebook. Instagram ka mbi 16 mijë raportime, që e bënë këtë një prej problemeve më të mëdha për META-në (që i ka në pronësi që të dy platformat) në vitet e fundit. Nuk është e qartë çka i ka shkaktuar problemet, por shumë përdorues të Facebook dhe Instagram janë drejtuar drejt faqes rivale, X (ish Twitter) për të shprehur mllefin e tyre.