Protagonistet e shovenizmit serbomadh, popujtë të tjerë po konsiderojnë viktima

Skënder MULLIQI

Serbia e kohës së Millosheviqit, edhe kjo e Vuqiqit, kan të njejtin parim.Edhe presidenti aktual serb, po përdorë parimin e Millosheviqit, ku sipas tij , kan të drejtë të rrahin, vrasin e të zhvendosin të tjerët më luftë nga vatrat e tyre shekullore.Këta
dy protagonist të shovenizmit serbomadh, popujve të tjerë si të vetmen mundësi ju kanë lënë më qenë viktima.Dhe, kjo ndarje rolesh të formës raciste po zgjatë shumë , që paqja mashtruese po vazhdon të funksionon , sipas logjikës të “ drejtës serbe”, si dhunues
dhe përjashtues ndaj popullit shqiptarë në Ballkan.Nese të gjithë e dimë së litari ka dy skaje, serbët, nuk dëshirojnë më e kuptuar këtë realitet, dhe po vazhdojnë të instalojnë në pushtet, të gjithë ata të cilët qëlluan pa mëshirshem mbi kurrizin dhe mbi
kokat e tjerëve , e veqmas të shqiptarëve .Këtë logjikë jo që nuk po heqin nga kokat e tyre të mbushura më urrejtje patologjike , vetëm sa po i mbushin edhe më shumë.Serbia koha po e tregon së po rritë “bisha’,me shumë së sa njerëz, edhe pse jemi në shekullin
21.Dhe, këto bisha të instaluara në pushtet posaqërisht nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, e deri më sot, nuk po ndahën nga ambiciet e tyre të sëmuara për ripushtimin e Kosovës.Po mendojnë që shqiptarët do të lejojnë që gjithmonë ti mbajnë mbi koke.Nuk
e kisha zgjedhur gjuhën kaq të ashpër , po te ishin serbët ndryshe , po të kishim të bëjmë më regjime demokratike. Serbët po tregojnë së ju mungojnë shumë këto tipare.Nese nuk heqin dorë nga kërcënimet dhe aktet e dhunës, kokat dhe brinjet jo të tjerëve,
por të vetat do tu thyhen shumë keq.Populli serb në vend që të dënon politikat pushtuese të Serbisë, ata janë bërë tifozë fatkeq si më rastin e shpërbërjës më dhunë të ish-Jugosllavisë.Fushatat e tilla politike dhe nxitjet për luftë të re në Ballkan, bashkësia
ndërkombëtare ishte dashur ti ndalon.Serbia e Vuqiqit nuk posedon as virtytet elementare politike , që të tolerohet në pafundësi. Rajoni nuk meriton të mbetet në dorën dhe punet e pista të Vuqiqit, i cili po ndihmohet nga diktatori rus, Vladimir Putin, për
formimin e Serbisë të Madhe, apo të një mini Jugosllavie.Këto politika ka ardhur koha të stopohen, sa nuk kan shkaktuar ndonjë dëm shumë të madh.Presidenti serb, Vuqiq edhe së fundi në Samitin e Tiranës, u dëklarua pro politikës pushtuese të Putinit mbi
Ukrainën sovrane, edhe përkunder së në këtë takim , ishte i pranishem edhe Zelenski.Thonë së fotografia flete sa njëmijë fjalë.Parakalimi i Vuqiqit në samit u shikua nga Zelenski , si parakalim i ndonjë bishe.Ky prototip i Putinit, arriti që në deklaratën
përfundimtare të 6 shteteve në tekst mos të figuron formulimi , që Rusia është agresore dhe po ashtu nder të tjera ishte edhe kunder sanksioneve ndaj këtij shteti, dhe u hoqen edhe të flamujte e shteteve pjesmarrëse shkaku i Kosovës.BE-ja dhe Amerika siq
e tregojë edhe ky takim duhet ti heqin iluzionet së mund të mbahet paqja në Ballkan më ish shefin e informimit të Sllobodan Millosheviqit.Zor së do të këtë mundësi të kemi ndonjë marrveshje përfundimtare për normalizimin e marrdhënjëve Kosovë-Serbi në bisedimet
të cilat po zhvillohen.Vuqiqi është ai që për një serb ka kërkuar kokat e 100 myslimanëve në luftën në Bosnje.Vuqiqi është ai që nuk ka hequr dorë nga ndarja e Kosovës më luftë,rasti i aktit të deshtuar të terrorizmit shtetëror serb në Banjskë .Serbia nuk
ka hequr dorë nga pretendimet territoriale edhe ndaj Malit të Zi dhe në BH, permes Republika Serpska, për realizimin e idesë megallomane e shoviniste të ” botës serbe”.