Dje (10-mars) nga ora 13:00 deri në ora 19:00 në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë është kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, gjatë së cilës janë shqiptuar gjithsej 147 masa (TE-116 dhe GV-31) informonTetovasot. Në këtë aksion kontrollues janë zbuluar dhe sanksionuar 100 automjete, gjegjësisht drejtues mjetesh (TE-69 dhe GV-31) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Gjashtë prej tyre tejkaluan me më shumë se 70 kilometra në orë (TE-5 dhe GV-1), 29 shoferë (TE-22 dhe GV-7) me 50 deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë, duke vënë në dukje se ndër automjetet që tejkaluan shpejtësinë kishte edhe katër autobusë për të cilët kishin tejkaluar limitin për atë kategori të pjesmarrësve në trafik. Përveç këtyre, 47 drejtues mjetesh (TE) janë sanksionuar për ngasje me shpejtësi të madhe në vnedbanim, prej të cilëve 5 kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar për 30 deri në 50 kilometra në orë. Për të gjithë shkelësit janë shqiptuar gjoba nga 45 deri në 400 euro, ndërsa ata që kanë tejkaluar me shpejtësi më të madhe do të përballen edhe me pezullim të përkohshëm të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit. Në aksionin kontrollues janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-12 dhe GV-1).
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë sërish apelon drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës dhe të mos nxitojnë pa nevojë. Sepse shpejtësia është shkaku më i shpeshtë i aksidenteve rrugore edhe këtë vit. TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të
- Shpend Ameti shkarkohet nga drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në Tetovë
- E kishte prekur nëpër trup një grua, 77-vjeçari arrestohet në Bit Pazar për ngacmim seksual
- 43-vjeçarja humbi jetën në aksidentin në Gramsh, reagon Urdhri i Infermierit të Shqipërisë: Shembull i fisnikërisë
- “Nuk po respektoni marrëveshjen”, Trump shton tarifë 25% për importet e Koresë së Jugut
- Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj Muhamet Alidemajt në rigjykim
- Veles: Tentoi të hedhë heroinën, kallëzim penal ndaj 45-vjeçarit
- 64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja Osmani refuzon të gjitha kërkesat
- Vazhdon edhe sot bllokimi i qarkullimit të transportuesve të mallrave në pikat kufitare të RMV-së
- Këmbimi valutor 27 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera