Policia në Tetovë sanksionon dy drejtuesit e automjeteve, nuk posedonin dokumentet e nevojshme për transport publik të udhëtarëve
Në kuadër të aksionit kontrollues të kryer pardje (28-shkurt) në Tetovë nga ora 12:00 deri në orën 16:00, dy automjete “Ford” dhe “Mercedes” me targa të Tetovës të drejtuar nga G.N.(30) nga Bërvenica e Tetovës dhe S.E.(37) nga Dëbërca e Tetovës, të cilët nuk posedonin dokumentet e nevojshme për transport publik të udhëtarëve. Dy drejtuesit e mjeteve do të akuzohen në bazë të nenit 284-A të Kodit Penal.TS