Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë vazhdon me aktivitete të vazhdueshme për trajtimin e tregtisë ilegale me narkotikë informon Tetovasot. Në dy muajt e fundit, janar dhe shkurt, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë zbuluar dhe zbardhur plotësisht gjithsej 17 vepra penale (TE-10 dhe GV-7), në të cilat janë përfshirë 18 autorë (TE-11 dhe GV-7). Të gjitha veprat penale janë rrumbullakosur me kallëzim penal për “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, nga neni 215 i Kodit Penal. Në këto vepra penale janë gjetën dhe konfiskuar më shumë se 3 kilogramë marijuanë, kokainë, përzierje marijuanë me duhan dhe degë “kanabisi”.
Në dy muajt e lartëpërmendur janë përgatitur 12 kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj 15 autorëve, kryesisht për “përdorim të narkotikëve”, vepër e dënueshme sipas nenit 20 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. Ndryshe, gjatë kësaj periudhe gjithsej 38 persona (TE-22 dhe GV-16) janë privuar nga liria për përfshirje në vepra penale apo kundërvajtje të tilla.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mali i Zi mbyll një kapitull tjetër në negociatat me BE-në
- Shkup: Arrestohen dy persona, policia sekuestron marihuanë në dy raste të ndara
- Një grua sulmohet fizikisht në mes të rrugës në Fushë Kosovë
- VLEN: Durmishi në funksion të ekonomisë reale, bashkëpunim strategjik me Zvicrën
- Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së RMV-së, Bekim Sali, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë
- Protesta e kamionistëve bllokon edhe pikën kufitare Bllatë të Dibrës
- Nikolloski: Bllokada është në kohën e duhur, vendet e Shengenit duhet të gjejnë zgjidhje
- Kriza e thellë në blegtori: Mbyllen ferma, shiten bagëtitë, subvencionet për qumësht mungojnë prej muajsh
- Miloshoski i bën thirrje ambasadorit të Qipros që çështja e transportuesve të vendoset në rendin e ditës në Bruksel
- 64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja Osmani refuzoi të gjitha kërkesat