Petrovska: Është e rëndësishme që kompanitë nga Maqedonia të marrin pjesë në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve për NATO-n
Ministria e Mbrojtjes, së bashku me Agjencinë e NATO-s për Mbështetje dhe Prokurim dhe Agjencinë e NATO-s për Komunikim dhe Informacion, sot organizojnë Ditën e Industrisë së NATO-s në Shkup, ku kompanitë mund të mësojnë më shumë për procedurat për hyrjen në tregun e NATO-s, të cilat aktualisht arrin në më shumë se 10 miliardë euro në vit.
Në hapjen e Ditës së Industrisë së NATO-s ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska tha se është e rëndësishme që kompanitë nga vendi të marrin pjesë në shërbimet për nevojat e Aleancës.
“Kur flasim për NATO-n mendojmë për sigurinë dhe stabilitetin, por po aq e rëndësishme është mundësia që kompanitë e vendit të marrin pjesë në mënyrë të barabartë me të gjitha kompanitë e tjera nga vendet anëtare në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve për nevojat e Aleancës. Është një treg i konsiderueshëm me mbi 10 miliardë euro në vit që nuk duhet ta humbasim.
Duhet të jemi ambiciozë, të konkurrojmë me cilësi dhe kapacitet dhe të dëshmojmë se kompanitë e Maqedonisë teknologjikisht dhe zhvillimore mund t’i përmbushin kërkesat dhe të jenë konkurrente me kompanitë në vendet aleate”, tha Petrovska.
Petrovska shtoi se një numër në rritje i kompanive në Maqedoninë e Veriut po shprehin interes për t’u regjistruar në regjistrin e operatorëve ekonomik dhe për të marrë konfirmimin për përmbushjen e kushteve për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit për nevojat e NATO-s dhe vendeve anëtare.